GJITHÇKA NË NJË VEND
Teknika dentale
Ordinanaca jonë posedon edhe laboratori profesionale plotësisht të pajisur me pajisje për tenikë dentale. Përdorim vetëm materiale të dëshmuara dhe cilësore nga prodhuesit e njohur botërore të cilët i respektojnë të gjithë normat dhe standatdet e nevojshme. Kurorat dhe urat tuaja do të punohen shumë shpejtë, në mënyrë efikase dhe cilësore vetëm për disa ditë. Laboratori ynë vazhdimishtë përsoset dhe i zbaton teknologjitë dhe trendet e reja nga fusha e teknikës dentale dhe stomatologjisë. Teknika jonë ofron një mori të gjërë të përpunimeve:
- keramikë pa metal
- keramikë metalike
- rekonstrukcione mbi implante
- proteza parciale
- proteza totale
- Goma mbrojtëse për brukcizëm / Rojtar të natës
Për teknikën tonë dentale përgjegjëse është Zonja Orhida Cvetanovska – teknik dhëmbësh me përvojë pune 25 vjeçare.
Stomatologjia gjithëpërfshirëse
- Blombimi i dhëmbëve (pa dhimbje dhe maksimalisht estetike)
- Zbardhja e dhëmbëve
- Pastrimi i bigorit dhe lustrimi
- Trajtime parodontale
- Endodoncia (pastrimi i kanaleve të rrënjëve)
- Nxjerrja e dhëmbit
- Stomatologjia fëmijrore dhe preventive
- Estetika faciale (fillerë hijakuronik)
- Inxhizimet retroalveolare
Protetika
CAD – CAM / Zirkoniumi
Me estetikën maksimale të cilët e arrijnë dhe transparencën e ndriçimit ashtu si te dhëmbët natyror, dhëmbët e punuar nga zirkoniumi në bazën e tyre nuk përmbajnë metal, kanë biokompatibilitet të plotë me indin në organizëm dhe nuk shkaktojnë asnjë çngjyrosje të gjimgjivitit. Baza e këtyre dhëmbëve artificial dizajnohet në mënyrë kompjuterike dhe me anë të prerjes lazerike përpunohet në një aparat të veçantë CAD- CAM. Kurorat dhe urat të përpunuara nga zirkoniumi janë me cilësi të lartë, kanë fortësi të lartë dhe me këtë fitohet estetikë më cilësore. Përfundimisht mund ta fitoni buzëqeshjen tuaj holividuane!
Keramika metalike
Kurorat dhe urat fikse të punuara nga porcelani plotësisht e komenzojnë funksionin dhe efektin vizual sikur te dhëmbët natyror. Ata përmbajnë një bazë të punuar nga legura biokompatibile të metaleve të ndryshm. Baza mbulohet plotësisht me porcelan me cilësi të lartë ku fitohen dhëmbë artificial të cilët sipas ngjyrës dhe formës nuk dallohen nga dhëmbët natyror.
Protetika mbi implante
Zgjidhja më e mirë për dhëmbët e humbur është përpunimi i kompenzimeve protetike mbi implantet. Kurorat solo, si dhe konstrukcionet e vogla dhe të mëdha të urave përpunohet mbi implantet e vendosura dhe pastaj rregullohet kafshimi bashkë me marrëdhëniet e humbura mes nofullave. Për më shumë të dhëna lidhur me implantet klikoni këtu.
Protezat parciale
Në situatat kur nuk kemi mundësi që të vendosim implantet, zgjidhja më e përshtatshme është punimi i protezave parciale e cila do të lidhet me dhëmbët e ngelur. Protezat parciale janë estetike, me kopsa dhe pengesa, pa mangësi vizuale.
Protezat totale
Protezat totale janë kompenzime të cilat përpunohen kur nuk kemi asnjë dhëmb të ngekur në nofull. Matriali për përpunim i këtyre protezave në bazë është shumë i butë, si gomë, që pacienti të mund më mirë të përshtatet me protezën dhe ta përdor pa asnjë vështirësi dhe pa asnjë problem.
Implantologjia
Implantet janë bulomë titani, të cilat vendosen në mënyrë kirurgjike në ashtën e nofullës. Qëllimi i vendosjes së tyre është që ata të bëhen bartës të konstrukcioneve të ardhëshme protetike (kurorave dhe urave). Implanti në mënyrë shumë stabile vendoset në asht me një procedurë specifike, kurse pas kësaj mbi të vendoset kurora me të cilën fitohet dhëmb artificial identik me dhëmbin natyror. Me implante mund të zëvendësohen një, disa ose të gjithë thëmbët në gojë. Ata shfrytëzohen si bazë përkurorat solo dhe për urat fikse.
Implantet denatle nguliten në kockë në mënyrë mekanik, kurse ashti ose kocka lidhet me implantet me anë të oseointegrimit. Ky është proces natyror nëpërmjet të cilit indi i ashtit rritet me implantin dhe e pranon si pjesë të vetë netyrore. Implanti i implantuar në këtë mënyrë paraqet një bazë shumë të shëndoshë për dhëmbët e ardhshëm artificial. Me implantet dhe me urat e përpunuara mbi të, plotësisht kthehen në normale funksionet e përtypjes, të gëlltitjes, të të folurit, kthehet fizionomia e fytyrës dhe arrihet estetika e njejtë si te dhëmbët natyror. Implantimi është procedurë rutunore e cila nuk është e thimbshme për pacientët, shumë lehtë e pranojnë dhe më shpesh nuk paraqiten komplikime kompleske pas operimit.
Për më shumë të dhëna lidhur me implantet klikoni këtu.