IMPLANTOLOGJIA

Implantet janë bulomë titani, të cilat vendosen në mënyrë kirurgjike në ashtën e nofullës. Qëllimi i vendosjes së tyre është që ata të bëhen bartës të konstrukcioneve të ardhëshme protetike (kurorave dhe urave). Implanti në mënyrë shumë stabile vendoset në asht me një procedurë specifike, kurse pas kësaj mbi të vendoset kurora me të cilën fitohet dhëmb artificial identik me dhëmbin natyror. Me implante mund të zëvendësohen një, disa ose të gjithë thëmbët në gojë. Ata shfrytëzohen si bazë përkurorat solo dhe për urat fikse.

Implantet denatle nguliten në kockë në mënyrë mekanik, kurse ashti ose kocka lidhet me implantet me anë të oseointegrimit. Ky është proces natyror nëpërmjet të cilit indi i ashtit rritet me implantin dhe e pranon si pjesë të vetë netyrore. Implanti i implantuar në këtë mënyrë paraqet një bazë shumë të shëndoshë për dhëmbët e ardhshëm artificial. Me implantet dhe me urat e përpunuara mbi të, plotësisht kthehen në normale funksionet e përtypjes, të gëlltitjes, të të folurit, kthehet fizionomia e fytyrës dhe arrihet estetika e njejtë si te dhëmbët natyror. Implantimi është procedurë rutunore e cila nuk është e thimbshme për pacientët, shumë lehtë e pranojnë dhe më shpesh nuk paraqiten komplikime kompleske pas operimit.

Implantet dentale konsiderohen si mënyrë shumë e suksesshme e zëvendësimit të dhëmbëve për shkak të integrimit tët tyre me ashtin, që konsiderohet si proces natyror ku indi i ashtit mbulon implnatin dhe ai praktikisht,,mbjellet,, në asht. Me këtë fitohet një bazë shumë e fortë për dhëmbin artificial i cili mundëson përtypjen dhe të folurit normal.

Teknika e re e operimit virtual dhe mbindërtimi i ashtit ose kompemzimi i pjesëve të atrofuara të nofullës në tërësi i neutralizon përparsitë të cilët deri tani kanë qenë në favor të urave. Pykat titani me sipërfaqe spirale fortë e ,, ankorojnë,, rrënjën e dhëmbit artificial në njërën nga nofullat te e cila ekzistojnë vende të zbrasta për dhëmbin, kështu që jetëgjatësia e dhëmbit të implantuar rritet dukshëm. Studimet tregojnë se probabiliteti për jetëgjatësi dhjetë vjeçare të implantit bashkë me kurorën ose urën arrin 97% kurse kurora e vendosur mbi dhëmbin e gdhendur pas perudhës dhjetë vjeçare mbijeton te 87% e rasteve.

Si do të ndikon dhëmbi i humbur mbi gjendjen e ashtit?

  1. Të gjithë dhëmbët në nofullin e sipërme
  2. Dhëmbi i humbur rezulton në lëvizjen e dhëmbëve fqinj dhe në humbjen e ashtit
  3. Ashti zbutet në vendin ku është humbur dhëmbi dhe lë mangësi të dukshme
  4. Tërë dhënbët në nofullën e poshtëme
  5. Ashtu fillon të resorbohet në vendin e dhëmbit të humbur
  6. Ashti i humbur me kalimin e kohës mund të rritet
  7. Tërë dhëmbët në nofullën e poashtme
  8. Siguria totale na shpien te reduktimi i nofullës
  9. Reduktimi i dukshëm i nofullës na shpine te kolapsi i muskulaturës së fytyrës

Nëse mungon substanca e ashtit ose substanca kockore, çka ndodh kur nofulla hollohet për shkak të mungsës së dhëmbëve? Gjendja komplikohet, por, ky problem tejkalohet me marrjen e ashtit nga ndonjë vend tjetër ose duke shtuar asht artificial dhe kështu plotësohet masa e humbur e ashtit. Për dallim nga periudhart e kaluara ku dihej se diskutimet për përtypjen e ushqimit të fortë për shkak të mungesës së dhëmbëve ose urave të dobëta ishim tabu, sot implantet si zëvendësim i dhëmbëve të humbur është shëndruar në simboli statusit.

Për shkak të shpenzimeve relativisht të ulëta, urat edhe sot llogariten si terapi standarde për trajtimin mungesës së një dhëmbit. Por, dhëmbët fqinjë, madje edhe ata të plotësisht të shëndoshë, patjetër të hollohen, kështu që, në esencë, dëmtohen dy dhëmbë të dhëndoshë që të vendoset një dhëmb që mungon. Kjo pa dyshim është në kundërshtim me rregullon bazë e cila potencon se qëllimi më i lartë në stomatologji është të ruhen ose mbrohen dhëmbët e shëndoshë. Për një dhëmb të vetëm ia vlenë çdo luftë ose tentativë. Atje ku kemi mungesë të dhëmbit, nuk kemi mbingarkesë të nofullës dhe ajo atrofon.
Efektet nga pleqëria janë të dukshme kur për shkak të humbjes së masës së ashtit në nofull, buzët bëhen më të holla dhe më të ngushta, kurse maja e mjekrës merr pozitën sikur të dëshiron të rrëshqet përpara.

Procedura për implantin e një dhëmbi ë vetëm është e vetëm. Fillimisht, nevojitet diagnozë radioskopike. Para se të sillet ndonjë vendim për vendosjen e implantit bëhen analiza diagnostike; modelet, inxhizime radioskopike. Së pari në inxhizimin radioskopike shihet nëse ka vend për implant, nëse ashti është mjaft i fuqishëm dhe masive dhe nëse ka nvojë të shtohet vend i ri i ashtit ku do të implantohet implanti. Poashtu nevojitet edhe tomogram kompjuterik që të mund të vendoset pozicioni i pykëd prej titani.

Prerja kirurgjik për vendosjen e implantit bëhet në mënyrë ambulante me anastezi lokale. Procedura mbështete mbi prerjen dhe ngritjen e indit të gjingjivitit dhe shpalosjen e ashtit ose kockës. Te ashti në një vend të caktuar me kujdes hapet një,,vrimë,, e cila saktësisht përshtatet me gjatësinë dhe diamtrin e trupit të implantit. Pasi të vendoset implanti, indi i gjingjivitit qepet nga lartë (kthete në vend, ripozicionohet) rreth implantit. Pacientët e tolerojnë mirë prerjen, kurse vështirësitë pas operimit nuk janë shumë të theksuara.

Trajtimi

  1. Protezë mobile parciale
  2. Urë fikse
  3. Kurorë mbi implant
  4. Protezë parciale
  5. Urë fikse (dhëmbët bartës gdhenden)
  6. Urë fikse mbi implant
  7. Protezë moble totale
  8. Protezë totale mbi implant
  9. Urë fiske qarkulluese mbi implant e cila do t’i kompenzon tërë dhëmbët e humbur

Ne punojmë me karta shëndetësore elektronike

Gjithçka në një vend

Pacientë nga diaspora